Presidenti rus, Vladimir Putin, po synon një ishull strategjik suedez që ofron zotërim mbi Detin Baltik, ka paralajmëruar komandanti i përgjithshëm i ushtrisë suedeze.
“Jam i sigurt se Putini i ka të dy sytë nga Gotland. Qëllimi i tij është të fitojë kontrollin e Detit Baltik”, tha komandanti Micael Byden.
Suedia iu bashkua NATO-s në fillim të marsit dhe tani aleanca është forca mbizotëruese në Detin Baltik, falë kontrollit të Gotland.
Ishulli është një nga më të mëdhenjtë e Detit Baltik, i vendosur rreth 80 kilometra nga bregu suedez dhe 241 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit.