Një shpërthim për shkak të grumbullimit të metanit në një minierë të qymyrit në Kolumbinë qendrore shkaktoi të paktën 21 viktima.
“Për fat të keq, 21 persona humbën jetën në aksidentin tragjik në Sutatausa”, në provincën e Cundinamarca, tha të enjten presidenti kolumbian Gustavo Petro në Twitter.
He estado en comunicación con el gobernador @nicolasgarciab quien me acaba de informar que pese a todos los esfuerzos de los equipos de rescate, lamentablemente 21 personas perdieron la vida en este trágico accidente en Sutatausa. Toda mi solidaridad a sus familias.
— Gustavo Petro (@petrogustavo) March 16, 2023
Është një nga tragjeditë më të rënda të kësaj natyre të viteve të fundit në shtetin e Amerikës Latine, ku aksidentet tragjike minerare janë të shpeshta.
Kolumbia regjistroi 1260 incidente të tilla nga viti 2011 deri në maj 2022, me një numër mesatar vjetor të vdekjeve prej 103, sipas të dhënave zyrtare (148 vdekje në 2021).
Prefekti Nikolas Garcia kishte njoftuar një ditë më parë të martën se njëmbëdhjetë punëtorë u gjetën të vdekur brenda minierës pas shpërthimit dhe se një operacion ishte duke u zhvilluar për të gjetur dhe shpëtuar dhjetë persona të tjerë të bllokuar.
Në total, 30 persona punonin në minierën e qymyrit kur ndodhi shpërthimi. Objekti ndodhet afërsisht 75 kilometra në veri të kryeqytetit Bogota.
/abcnews.al