Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kolonjë, vendoset ura/ Lidh Qafzezin me 12 fshatra, ura u shkatërrua nga përmbytjet

schedule15:12 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 15:12 - 15 Dhjetor, 2025

Banorët e 12 fshatrave në Kolonjë dolën nga izolimi pas vënies në funksion të një ure militare të tipit “Bailey”.  Këmbët e urës që lidhte fshatin Qafëzezë të Kolonjës me 12 fshatrat e tjera u dëmtuan nga përmbytjet dhe vërshimi i lumit Osum.

Ura militare u vendos nga shtabi i emergjencave në prefekturën e Korçës me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes duke bërë të mundur kalueshmërinë e banorëve dhe mjeteve të 12 fshatrave të Kolonjës.

Për nënprefektin Adriatik Braçe, që përcolli shqetësimin tek ministra e mbrojtjes, ishte thelbësore të jepej një zgjidhje e shpejtë pasi kjo rrugë ishte e vetmja për qarkullimin e banorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!