Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kolonia e piktorëve, frymëzim vjeshtak/ Ngjyrat e arta të stinës mbledhin në Elbasan dhjetëra artistë

schedule20:32 - 29 Nëntor, 2025

schedule 20:32 - 29 Nëntor, 2025

Vjeshta këtë vit duket sikur ka zgjedhur të ndalet pak më gjatë në Elbasan. Ngjyrat e saj të arta, hijet që zgjaten mes rrapesh shekullorë dhe ajri i freskët që vjen nga kodrat përreth, janë kthyer në frymëzim për dhjetëra artistë nga gjithë vendi. Kolonia e piktorëve, “Skampis 2025” e organizuar nga Bashkia e Elbasanit, ka mbledhur bashkë emra të njohur të artit pamor. Gjatë ndalesës në pikën turistike të Byshekut, me penelin e tyre sollën mbi telajo magjinë e ngjyrave të vjeshtës.

Për disa, frymëzimi vjen natyrshëm, ashtu si tek piktori që prej vitesh ndjek motivet e kodrave shqiptare.

Për disa të tjerë, Elbasani ishte një zbulim i ri. Dritë dhe hije që ndërthuren në mënyrë të veçantë në këtë peizazh vjeshtak.

Për artistët, rrapet shekullorë nuk janë vetëm pjesë e panoramës. Janë kujtesë, histori, elementë që duhen ruajtur jo vetëm me penel, por edhe me vëmendje institucionale.

Në këtë udhëtim të përvitshëm të artistëve, vjeshta është bashkëudhëtare besnike.

Por ajo që e bën koloninë unike nuk janë vetëm peizazhet, por edhe energjia që krijohet mes artistëve.

Disa prej pikturave të realizuara do i dhurohen fondit të galerisë së arteve e cila do të hapet në Elbasan në hollin e Teatrit “Skampa”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!