Endri Çekiçi është futbollist i Ankaragucu. Sulmuesi nga Pogradeci ndodhet në Turqi dhe klubi i Super Lig pagoi 200 mijë euro për ta marrë nga Olimpija Ljubjana.
23-vjeçari ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me Ankaragucu sipas raportimeve të gazetarit slloven, Jure Bohori. 18 gola realizoi Çekiçi në Slloveni, aty ku fitoi një Kupe sezonin e kaluar me Olimpija Ljubjana.
SON DAKİKA – 23 yaşındaki kanat oyuncusu Endri Cekici, Ankaragücü’müzde! pic.twitter.com/fbfENxkjof
— Ankaragücü | Haber 1910 (@haber1910) October 5, 2020
Sulmuesi i majtë është grumbulluar nga trajneri Reja për tre sfidat e muajit tetor dhe po pret me padurim të debutojë me kombëtaren kuqezi. /abcnews.al