Koloneli i FSK-së: Nëse kërkon Amerika, në çdo moment të gatshëm për të shkuar në Ukrainë

schedule09:51 - 9 Mars, 2022

schedule 09:51 - 9 Mars, 2022

Së shpejti Kosova do t’i pranojë pesë mijë refugjatë ukrainas.

Por, paraprakisht do të tërhiqen të gjithë ata që po shërbejnë si ushtarë në shtetin më të ri në Evropë.

Se për sa vite qëndruan në Kosovë nuk u bë e ditur, por nga misioni i KFOR-it konfirmuan se numri i ushtarëve ukrainas ishte 40.

Një vit më parë edhe FSK dërgoi trupa në një mision paqeruajtës në Kuwait, nën komandën e gardës kombëtare të IOWA-s.

Por, a janë të gatshëm të dërgojnë edhe në Ukrainë?

Koloneli i FSK-së, Sefer Isufi për T7, ka thënë se nëse kërkohet nga FSK, ajo është e gatshme të përgjigjet në çdo moment.

“SHBA vlerëson që FSK, me kapacitetet e saj operacionale, mund ta mbështesë një taskforcë të përbashkët të SHBA-së dhe aleatëve të saj, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment”, ka thënë ai.

Pas largimit të trupave Ukrainas, në Kosovë mbesin edhe 3706 ushtarë tjerë të KFOR-it.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!