Kolonel Demiraj: Pavarësisht presioneve të SHBA-BE, Vladimir Putin nuk është i izoluar

schedule20:39 - 4 Korrik, 2023

schedule 20:39 - 4 Korrik, 2023

TIRANË- Koloneli Dritan Demiraj tha se Rusia e ka shumë të zhvilluar pjesën e “masave aktive”, ndërsa këtë strategji shtoi ai Moska e ka përdorur në mënyrë efektive në vitin 2014 kur aneksoi Krimenë.

Gjatë intervistës në “Lufta dhe Paqja”, Demiraj komentoi sulmet e fundit të pretenduara në Moskë. Ai shtoi se është qesharake të mendosh dhe t’i besosh idesë se Vladimir Putin mund të vritet, kur dihet se në çfarë masash sigurie mbrohet ai në Kremlin.

“Në strategjinë e Rusisë, një nga elementë kryesor është masat aktive, të cilën rusët e përdorën edhe gjatë luftës së ftohtë dhe në 2014 kur morën Krimenë, e realizuan me sukses të plotë. Në momentin kur u sulmua Moska unë kam përdorur një shprehje që nuk ishte shumë: është qesharake të tentosh të vrasësh Putini në Kremlinin, kur duhet se në çfarë masash jeton”, tha ai.

Pavarësisht presioneve të shtuara të SHBA dhe BE, Demiraj thekson se Vladimir Putin nuk është i izoluar, por ai po përdor rrugë të reja për të dëshmuar konkurrencën ndaj bllokut perëndimor.

“Unë nuk mendoj se Putini është i izoluar, nëse ndjekim zhvillimet ndërkombëtare. Ka një presion nga SHBA dhe BE, por realisht Putini vazhdon të shfrytëzojë ato tre organizata për të sfiduar NATO dhe SHBA.”, tha Demiraj./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!