Kolona të gjata në pikën kufitare Morinë, shqiptarët e Kosovës kthehen në shtëpi

schedule23:28 - 11 Prill, 2021

schedule 23:28 - 11 Prill, 2021

Shqipëria këtë fundjavë ka qenë dhe destinacioni i preferuar i të gjithë kosovarëve për shkak të masave të reja kufizuese që janë marrë së fundmi, ku është vendosur karantinë e përgjithshme për 12 ditë.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se mijëra qytetarë të kanë filluar të kthehen në vend, ku edhe janë shkaktuar kolona të gjata në pikën kufitare në Morinë.

Derisa Kosova u kritikua për vendosjen e masave, derisa shumë qytetarët po e kalonin fundjavën në Shqipëri, për këtë reagoi zëdhënësi i Qeverisë, i cili tha se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e shqiptarëve të Kosovës për ta kaluar fundjavën në Shqipëri.

 

Sipas tij këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë, ndërsa në prill të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, shtetin shqiptar e kishin vizituar rreth 30 mijë qytetarë.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, qytetarët të cilat shkuan në Shqipëri për fundjavë, nuk do të kenë nevojë për test e as për vetizolim kur të kthehen në Kosovë./abcnews.al