Kolo-Muani i “shkel” syrin United, francezi kërkon kalimin në Premier League

schedule23:16 - 5 Qershor, 2023

schedule 23:16 - 5 Qershor, 2023

Padyshim një ndër lojtarët më në formë të momentit është dhe “fantazisti” i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo-Muani, me francezin, që ka shënuar plot 23 herë e ka dhuruar plot 17 asistime në vetëm 46 paraqitjet e zhvilluara këtë sezon për “shqiponjat” gjermane.

Performanca të këtyre niveleve kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve dhe gjatë merkatos së verës pritet që 24-vjeçari të largohet nga “Deutsche Bank Park”, mirëpo mesa duket kohët e fundit është mësuar dhe “aventura” e ardhshme e francezit.

I pyetur nga mediat nëse do t’i bashkohet “djajve” të Manchester United këtë merkato veres, pas aludimeve të shumta të merkatos, Kolo Muani tha se “ëndërron” të luajë në Premier League, teksa e konsideruar kampionatin, si ndër më të fortin në botë.

“Sinqerisht, kush nuk e ëndërron të luajë në Premier League?! Është një nga ligat më të forta në botë”,- u shpreh francezi i pyetur nga mediat.

Ndërkaq, raportohet se Manchester United ka pasur bisedime për transferimin e Kolo Muani, por  Drejtori ekzekutiv i Eintracht Frankfurt tha së fundmi se çdo klub që shpreson të nënshkruajë me sulmuesin këtë verë, do të duhet të paguajë të paktën 90 milionë euro e tashmë mbetet për tu parë lëvizja e rradhës e “djajve të kuq” pas këtyre deklaratave të lojtarit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!