Koln ka afruar në skuadër një shqiptar. Mesfushori Elvis Rexhbecaj zyrtarisht do të jetë pjesë e tyre, pasi këtë sezon nuk po gjente hapësira te skuadra e Wolfsburg. Këta të fundit kanë menduar t’i japin mundësinë 22-vjeçarit të rritet dhe e kanë huazuar.
Të dyja klubet kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes dhe Rexhebecaj do të jetë pjesë e Koln deri në verën e vitit 2021. Vjet Rexhebecaj u aktivizua në 23 ndeshje në Bundesliga dhe shënoi dy gola, kurse këtë sezon gjithçka ndryshoi si me shkop magjik.
Ai nuk luajti në asnjë ndeshje me ekipin e parë, por gjithsesi do të mbetet në elitën e futbollin gjerman. Koln kërkon të qëndrojë në Bundesliga dhe Rexhebecaj do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij. /abcnews.al
Elvis Rexhbecaj hat das Wölfe-Trainingslager verlassen und steht vor einem Wechsel zum @1fckoeln. #VfLWolfsburg pic.twitter.com/MPa8K7CEEm
— VfL Wolfsburg (@VfL_Wolfsburg) January 5, 2020