Ministri i financave të Australisë, Josh Frydenberg do të testohet për Covid-19 pasi kolliti gjatë një seancë parlamentare të hënën.
Ministri po mbante një azhurnim ekonomik që përfshin parashikimet e PBB-së së Australisë të cilat sipas tij do të bien mbi 10% deri në qershor.
Frydenberg filloi të kolliste gjatë fjalimit të tij dhe tha duke bërë shaka “ ky është një fjalim shumë i gjatë” ndërsa përpiqej me vështirësi të përfundonte fjalimin e tij.
Në një deklaratë ai tha se do të testohej për koronavirus dhe për momentin ishte i izoluar.
Rezultatet e tij pritet të dalin nesër./abcnews.al