“Kollë, temperaturë, ethe…” Petro Koçi infektohet me Covid-19

schedule08:52 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 08:52 - 27 Dhjetor, 2020

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se është prekur nga koronavirusi.

“Covid, i vetë-ofruar si dhuratë për festat e fund dhe fillim vitit hyri pa trokitur në familjen tonë, duke na përqafuar të gjithëve.  Një kollë që vjen gjithnjë e më shumë prej thellësisë se kraharorit, temperaturë nganjëherë me ethe, një këputje trupi, ilaçe ,gjilpëra, çajra etj na shoqërojnë ditët”, shprehet ai.

Koçi gjithashtu shkruan se ditën e djeshme janë konfirmuar pozitivë, ndërsa i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.

Statusi:

Covid, i veteofruar si dhurate per festat e fund dhe fillim vitit hyri pa trokitur ne familjen tone, duke na perqafuar te gjitheve.

Nje kolle qe vjen gjithnje e me shume prej thellesise se kraharorit, temperature nganjehere me ethe, nje keputje trupi, ilace ,gjilpera, cajra etj na shoqerojne ditet.

Dje u konfirmuam me covid dhe nga analiza. U kerkoj gjithe kontakteve te mia te para 4 diteve te bejne kujdes.

Ju uroj shendet miqte e mi!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!