Kollçaku: Marr sms nga vajza që paragjykohen për virgjëri. Zeka: S’kam bërë seks, por e dua Inën

schedule18:54 - 19 Tetor, 2021

schedule 18:54 - 19 Tetor, 2021

Shkenca ka pranuar së fundmi se virgjëria nuk ekziston si koncept mjekësor. Debati nga Mbretëria e Bashkuar e Italia, u zhvendos edhe në ‘Abc e pasdites’ me Ermal Peçi. Miqtë e tij që diskutuan rreth këtij lajmi mjekësor ishin Ina Kollçaku, Milaim Zeka, Marsela Lekli dhe Erida Biba.

Ina Kollçaku nënvizoi se akoma merr mesazhe nga vajzat e virgjëra, të cilat paragjykohen kur vjen puna tek kjo pikë. “Janë shumë vajza të virgjëra të cilat po paragjykohen për pjesën e virgjërisë. Krijohet një ekstremitet a duhet të jemi të virgjër apo s’duhet të jemi të virgjëra, kur në fakt pyetja duhet të jetë “ A ndjej unë që ky do të jetë partneri im apo jo?””, tha Ina.

Ajo shtoi se këto vajza janë shumë herë më të tronditura se sa vajzat që mund të paragjykohen sepse nuk janë të virgjëra. Ermali i pyet për himenoplastikën, ku shumë vajza kanë shpenzuar mijëra euro për riqepjen si do ndiheshin kur sot vihet në pikëpyetje virgjëria?

Ajo riqepja që thatë ju është skandaloze, por është e detyrueshme dhe prishen për shkak të virgjinitetit. Për t’ju përgjigj, po nisem nga vetja. Gruan time e pyeta për herë të parë a e ka dikë që je e dashuruar dhe dëshiron të martohesh me të, më tha pse po më pyet, sepse unë dua të martohem me ty, I thashë. Nuk e pyeta e je virgjër, a ke te dashur, sepse unë besoj të dashuria. Kurrë se kam menduar virgjërinë e gruas….Unë kurrë s’kam bërë seks me Inën, por e du shumë. Dhe unë dashurinë e shoh te shoqet, vajzat te të gjithë njerëzit”, tha Milaimi.

Për fat të keq pjesa më e madhe meshkujve shqiptar e shohin dashurinë me virgjërinë dhe vetëm me marrëdhëniet seksuale. Milaimi shtoi se po ti na heqësh rrobat moderne mashkullit shqiptar është si me jetuar në Afganistan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!