Koleksionues prej rastësisë/ Fjorel Çomo grumbullon pulla të Postës Shqiptare prej 15 vitesh

schedule20:13 - 13 Janar, 2024

schedule 20:13 - 13 Janar, 2024

Një pullë e gjetur rastësisht në sendet e vjetra të shtëpisë mjaftoi që te Fjorel Çomo të lindte një pasion i ri, ai i koleksionimit te pullave të postës shqiptare.

Nga momenti i gjetjes së pullës së parë që i përkiste vitit 1962 kanë kaluar 15 vite dhe Fjoreli ka në koleksionin e tij rreth 3 mijë e 500 të tilla.

Nga çfarë ka koleksionuar dhe studiuar thotë se imazhi që sundon pullat e shtetit shqiptar është ai i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Fjoreli shpreh keqardhjen se në Arkivën e Shtetit ka një mungesë të madhe të pullave. Po thotë se ato që mungojnë në institucione gjenden në albumet e koleksionistëve.

Koleksionin e tij, që e cilëson të çmuar, Fjoreli thotë se nuk ka menduar kurrë ta shesë edhe pse ne treg vlera e tyre është e konsiderueshme.

38 vjeçari nga Gjirokastra është anëtar i shoqatës së koleksionistëve dhe shpreson që të çel ekspozitën e tij personale me gjithë pullat që mbledhur e ruajtur përgjatë 15 viteve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!