Koleksionisti i kartolinave/ Ruan rreth 10 mijë kartolina dhe fotografi

schedule15:53 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 15:53 - 26 Dhjetor, 2023

Festat nuk kanë  kuptim pa urimet. Dikur urimet nuk kishin kuptim pa kartolinat. Shpëtim Sala ruan  rreth  10 mijë   kartolina dhe fotografi.

“Ke dalë një fotografi, e shkuran, i vë një pullë dhe ja nis dikujt.”  

Kartolina të personalizuara,  me pamje të qyteteve,  kostume popullore Të gjitha me motive shqiptare.

” I mbledh se janë pjesë së historisë së vendit tone.”

Ka ruajtuar ato që i kanë dërguar atij, por koleksionon dhe të të tjerëve.

Disa ja kanë dhuruar,  të tjera i ka blerë.

“Shpesh kam gjetur dhe kartolina të familjarëve të mi në këto tregje, me figura të para çlirimit të vendit. Ruaj dhe kartolina që më kanë sjellë mua. Të nxënësve përshembull  se unë kam qenë mësues, ngjallin nostalgji se ata kanë qenë fëmijë tani janë  rritur.”

Koleksioni i Salës  nis  para viteve  1900 dhe mbyllet  në vitet  2000. Mes këtyre  kartolinave ka dhe të figurave të shquara të vendit.

“Botuar jo vetëm fotografuar nga Spiridon Ilo në Amerikë, bëhet fjalë për vitet 20. Vlerat e kartolinës lidhen me vitin e prodhimit, pamjen, pullën, personin që e ka dërguar dhe atë që e kam marrë.  Kam kartolina të figurave të shquara të vendit.”

Nuk dëshiron të tregojë emra  dhe për këtë jep një shpjegim.

“Ata i kanë shpërdoruar s’më vjen mirë t’i nxjerr emrat. Ka politikanë, mjekë, njerëz tepër të shquar .”

Vitet kalojnë,  kartolinat rrallohen.  Urimet vijojnë,  por kanë ndryshuar formë.  Ndonëse më të pakët gjithësesi adhuruesit e kartolinave nuk mungojnë.

“Një mesazh, teksti i njejtë, shabllon, ja dërgon sa veta ke në telefon. Ajo është kalimtare. Zakonisht nuk dërgoj mail se jam me të vjetrën, i marr në telefon ose i dërgoj një kartolinë.”

I keni nisur kartolinat për këtë vit?

“Kam nisur rreth 10 kartolina, brenda e jashtë vendit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!