Kolegji Profesional i Lartë Gjerman i Teknologjisë pjesë e Kastrati Group, tashmë është një realitet në arsimin e lartë, i cili përcjell suksesin e sistemit dual të aplikuar.
Me dedikimin e stafeve akademike, brezi i parë mbaroi studimet e vitit të parë me sukses.
Ishte një vit ku u përcollën shumë risi për studentët e regjistruar, si platforma elektudë dhe shkëmbimi i eksperiencës me pedagogë dhe eksperte të huaj nga shumë shtete perëndimore si Austria, Gjermania, Zvicra e Italia.
“Jam Luigi Galantuci, jam profesor në universitetin politeknik të Barit, një ndër universitetet kryesore ne Itali, në sektorin e teknologjisë. Mendoj se mund t’i shërbejmë me eksperiencën tonë Kolegjit Gjerman te Teknologjisë.”
Ndërkohë 10 studentë janë punësuar menjëherë që në vitin e parë, pasi u është dhënë mundesia të aplikojnë njohuritë e tyre në kompani të ndryshme të Kastrati Group.
Rektori i kolegjit, akademiku Jorgaq Kacani shpjegon regjistrimet dhe risitë e këtij viti.
“Ju bëj thirrje maturantëve që kanë mbaruar shkollën e mesme të ndjekin Kolegjin e Lartë Gjerman të Teknologjisë, për vetë atë që ky Kolegj iu siguron atyre. Kolegji iu siguron një cilësi të përgatitjes gjatë ciklit të studimit në Universitetin profesional, një punësim të garantuar dhe jo vetëm brenda kompanive shqiptare, por edhe jashtë vendit, kjo falë cilësisë së diplomës që ky Kolegj iu jep studentëve, sistemit dual, të përgatitjes së studentëve, bazës laboratorike që Kolegji zotëron, stafit pedagogjik të brendshëm dhe të jashtëm që vijnë dhe japim mësim. Një kërkesë kam, studentët që do të vijnë të jenë të përkushtuar, të kenë kërkesa për të mësuar, cilësinë e përgatitjes t’ia lënë Kolegjit.”– tha ai.
Ndërkohë janë të shumtë studentët që kanë zgjedhur edhe këtë vit Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë, pasi tashmë ai është një garanci për tregun e punës!/abcnews.al