Kolegji “përcjell” kandidatët e Berishës/ Mbështet KQZ, pushon çështjet për Alimehmetin dhe Kalanë

schedule11:45 - 12 Qershor, 2025

schedule 11:45 - 12 Qershor, 2025

Loja e doktorëve mbaroi. Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen e pretendimeve te kandidatit demokrat Ilir Alimehmeti për rinumërim në Tiranë.

Kërkesa e tij nuk u legjitimua. Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Igli Gerdupi pretendoi se nenet 124 dhe 145 te kodit zgjedhor që parashikojnë ankimime vetëm nga subjektet politike, diskriminojnë kandidatët e pambështetur nga partitë dhe janë kundër Kushtetutës.

Por me këtë vendim, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave që po ashtu vendosi të mos pranoje kërkesën e Alimehmetit për rinumerim në Tiranë.

Kështu bien shpresat edhe të kandidateve të tjerë. Por rinumërimi në Tirane, Fier dhe Durrës do të ndodhë.

Sepse dy anëtarë të PD në KAS morën vendim, me të gjitha gjasat me direktive të Sali Berishës.

Në këto ditë të vështira, doktorit të madh mesa duket i duhet të ulë temperaturat e larta, përvec vapës, edhe të rebelizmit të tij në PD.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!