Kolegët kujtojnë neurologun Drini Dobi, mbjellin një pemë ulliri në spitalin e Neurokirurgjisë

schedule14:29 - 27 Janar, 2021

schedule 14:29 - 27 Janar, 2021

Nga Ajgena Korbi

Një ulli në oborrin e Spitalit të Neurokirurgjisë në Tiranë në kujtim të neurologut Drini Dobi.

Kolegët në këtë formë kujtuan mjekun që u nda nga jeta më 9 dhjetor të vitit të shkuar pas një beteje të vështirë me Covid 19.

Në ditëlindjen e 52 të neurologut Dobi në emër të bluzave të bardha të pranishme foli neurokirurgu i njohur Mentor Petrela.

Koiçidon ditëlindja e tij në një moment që ne do të donim ta kishim pranë por kjo është një luftë e përbotshme. Ky ulli është mbjell në oborrin e spitalit për të kujtuar doktor Drinin, është një inkarnacion që ndodhet në qenie të gjalla, dhe ulliri që është simbol i paqes nuk lëviz nga vendi. Është një shenjë që do të na kujtojë Drinin mes nesh”, ka thënë mjeku.

Neurologu Drini Dobi ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare në një spital në Monza të Italisë ku kishte shkuar për tu trajtuar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Që nga fillim i pandemisë në Shqipëri 25 mjekë e infermierë kanë humbur jetën nga Covid 19 ndërsa shumë të tjerë vijojnë të  jenë çdo ditë në  përballje me virusin.

Mesazhi  profesorit Mentor Petrela drejtuar qytetarëve ishte dhe për ta.

“Punonjësit e shëndetësisë kanë qenë dhe janë në ballë të kësaj beteje dhe meritojnë kujdesin dhe vëmendjen e popullatës si në të gjithë periudhat”, ka thënë Petrela./abcnews.al