Kolapsi global, s’preket Rinasi/ Ministria e Infrastrukturës: Aeroporti ka sistem të dyfishtë kompjuterik

schedule12:11 - 19 Korrik, 2024

schedule 12:11 - 19 Korrik, 2024

Kolapsi i sistemit të Microsoft nuk ka prekur sistemet kompjuterike të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka sqaruar se aeroporti  i Tiranës ka  sistem të dyfishtë  me anë të cilit mund të vijoj operimin por kjo nuk përjashton mundësinë e vonesave në fluturimet e programuara.

Fluturimet e orareve të mëngjesit janë nisur në kohë dhe pa probleme. Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një sistem të dyfishtë, i cili mundëson funksionimin pa probleme të tij. Gjithsesi vonesa pritet të shkaktohen në orët në vazhdim nga fluturimet që do të vijnë nga aeroportet e tjera në varësi të sistemeve të ndryshme të operimit.

Në një sqarim zyrtar aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i kërkon qytetarëve që të verifikojnë oraret e nisjes me kompanitë ose agjencitë e fluturimeve.

Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA. Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës.

Në faqen zyrtare të Aeroportit të Rinasit vërehet se ka fluturime që nuk kanë një status të qartë për orarin e fluturimeve gjatë ditës së sotme. Më herët edhe Drejtori i Aviacionit Civil Maksim ethemaj sqaroi për ABC News se aeroporti ndërkombëtar i Tiranës operon një sistem të dyfishtë .Por pavarësisht kësaj nuk përjashtohet fakti i vonesave në fluturimet e programuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!