Kolapsi global, CNN: Gati 9 përqind e të gjitha fluturimeve të brendshme në SHBA janë anuluar

schedule23:21 - 19 Korrik, 2024

schedule 23:21 - 19 Korrik, 2024

Gati 9% e të gjitha fluturimeve amerikane u anuluan që nga mesdita e së premtes, sipas Cirium, një kompani analitike e aviacionit.

Cirium raporton se, gati 8.9% e të gjitha fluturimeve të brendshme në SHBA u anuluan, pas kaosit në sistemin e IT.

Delta kishte më shumë fluturime të anuluara gati 1,176. Ndërkohë United kishte 515 fluturime të anuluara, ndërsa American 454 fluturime.

Sipas Cirium, 57% e fluturimeve në Shtetet e Bashkuara janë nisur me të paktën 30 minuta vonesë.

Problemi global në teknologjinë e informacionit që preku mbarë botën, ishte problemi më i madh i IT-së që nga sulmi kibernetik i WannaCry në maj 2017.

Për pasojë u prekën rreth 300,000 kompjuterë në 150 vende të ndryshme. Ndërprerja e sotme u shkaktua nga një defekt i gjetur në një përditësim të softuerit të sigurisë kibernetike Crowdstrike.

Crowdstrike ka humbur një të pestën e vlerës së saj në tregtimin para tregut në SHBA, 21% rënie në tregtimin jozyrtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!