Kolapsi botëror i sistemit kompjuterik/ Eksperti i IT-së: Shkaku i vërtetë “underground”, janë të dhëna sensitive

schedule19:00 - 19 Korrik, 2024

schedule 19:00 - 19 Korrik, 2024

Në të gjithë botën këtë të premte u krijua një kolaps nga rënia e sistemit Microsoft. Për të folur për të çështje, ishte i ftuar eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi. Gjatë intervistës, në “Special Report” në ABC News, ai u shpreh se shkaku u vërtetë është “underground” dhe se janë të dhëna shumë sensitive.

Gjithashtu nënvizoi se beson se deri të hënë  çdo gjë do të kthehet në normalitetit.

“Këto janë gjëra shumë sensitive. Ndoshta një lancim i ubdateve të reja, ishte një problem i Microsoft, që shkeli disa hapësira sigurie. Një sistem mbrojtës ka pasur. Askush nuk e priste që goditja do të ishte kaq e rëndë. Ka pasur probleme në aeroporte… Asnjë nga kompanitë nuk ka pranuar që është një sulm kibernetik. Akoma nuk ka detaje nëse ka qenë vërtet një sulm kibernetik apo jo? Ubdate është nxjerrë nga kompania, dhe do të duhet që të gjithë ekipet e IT të kompanive përkatëse të përpiqen për rikthim normaliteti. Por besoj që nga e hëna gjithçka mund të jetë në rregull dhe të përmirësohet”, tha ai.

Më tej nënvizoi se raste të tilla mund të ndodhin, ndërsa u ndal tek situata në aeroportin e Rinasit ai tha se nuk u prek nga kjo situatë.

Sa për bankat tha: “Bankat kanë gjithmonë libra kontabël dhe çfarë do që të ndodhë asgjë nuk mund të humbë sepse të gjitha të dhënat e qytetarëve ruhen si në servera digjitalë edhe në pajisje fizike dhe të printuara.

Imazhi i Microsoft nuk besoj se do të bjerë, pasi mund të them se sa më shumë të digjitalizohemi aq më shumë do të prekemi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!