Nga Leontina Nika
Skulptori dhe pedagogu i Liceut Artistik “Jordan Misja” ka çelur në galerinë e shkollës ekspozitën ” Studio”. Punimet trajtojnë motive të ndryshme gdhendur në dru, gurë, mermer e terrakotë.
Një kënd të veçantë i ka dedikuar edhe skulpturës së parkut, ku dominojnë realizimet si në kohën e realizmit socialist edhe pse jemi çliruar prej tij prej 30 vitesh.
Me polifoninë është marrë prej shumë vitesh dhe dëshira e tij mbetet realizimi i një monumenti, ku të pasqyrohet shpirti i kësaj vlere unikale që prej vitesh është pjesë e UNESCO-S, si dukuri e veçantë e kulturës shqiptare.
Në këtë prezantim nuk mungojnë edhe nudot si në skica edhe në skulptura në miniaturë, pa lënë mënjanë edhe temat nga mitologjia. Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 10 dhjetor në galerinë Jordan Misja të liceut./abcnews.al