Nikol Çabeli nga qyteti i Gjirokastrës u shpall fitues në Festivalin e Këngës për Fëmijë që u mbajt në Shkodër. Ajo tregoi emocionet që përjetoi në këtë kompetcion, ndërsa pjesa që e bëri edhe më të veçantë lidhet me tekstin dhe historinë e këngës. Ajo tha se kënga “Koko im” është një histori e vërtetë dhe flet për qenin e mësueses së saj, Erjona Rushitin.
“Kisha shumë pak. Më pëlqeu shumë, kënga flet për një qen, që nuk jeton më, Kokon, është qeni i zyshës sime, Eriona Rushiti. Është histori e vërtetë. Kur vajta në Shkodër nuk njihja asnjë. Tek hoteli ishte një kënd lojërash dhe shkonim të gjithë aty. I zura tek gjithë shokë dhe më mungojnë shumë”, tha ajo.
Kompozitorja Eriona Rushiti tregoi për “ABC e Mëngjesit” mënyrën se si e shkroi tekstin dhe si e zgjodhi vogëlushen për të kënduar këngën e saj, që në fakt rezultoi e suksesshme.
Ajo theksoi se marrëdhënien me qenin e kishte shumë të veçantë, madje tregoi disa prej momenteve të fundit përpara se qeni i saj të ngordhte.
“Ka qenë një histori personale, prandaj dhe muzika dhe teksti dolën në mënyrë kaq të sinqertë edhe të pastër. Niki kisha dëgjuar nga mami i saj, që kishte qejf të kishte një kafshë shtëpiake, një qen, sidomos në qen në shtëpi dhe kjo përkoi shumë bukur me atë që po ndodhte me mua në atë periudhë kur shkrova këngën dhe u bënë të gjitha bashkë përnjëherë. Niki e mësoi shumë shpejt dhe është një vazjë shumë e talentuar. Ma propozoi mamaja e saj pjesëmarrjen në Shkodër, sepse e kisha kuptuar sharmin e saj artistik. Talenti dhe veshi muzikor dhe kështu u bënë bashkë shumë komponentë. Niki e këndon shumë me emocion dhe e përcjell sikur t’i kishte ndodhur asaj. Kam pasur një histori vërtet të trishtë. Qeni ngordhi. Unë kam pasur frikë dikur nga qentë, kur djali më solli kokon e vogël në shtëpi dhe javën e parë hipja sipër kolltukëve, sepse kisha frikë ende. Por, u krijua lidhja menjëherë. Në çdo krijim timin koko ka qenë prezent tek këmbët, kur unë punoja, shkruaja, e donte shumë muzikën. U krijua një lidhje shumë e ngushtë. Në momente e fundit të jetës që më shikonte gjatë në sy dhe kërkonte ndihmë edhe e ushqeja me lugë dhe e mbaja në krah deri sa….e kam shumë të vështirë të flas”, tha ajo/ abcnews.al