Kokëdhima: Shqipërinë e sundon marrëveshja mes PS-PD-LSI, jo ligji

schedule21:34 - 19 Mars, 2019

schedule 21:34 - 19 Mars, 2019

Kryetari i Partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima deklaroi në studion e emisionit Provokacija të Mustafa Nanos se vendi ynë sundohet nga marrëveshja mes 3 partive të vjetra PS-PD-LSI, dhe jo nga ligji. Duke folur për  situatën aktuale politke në vend, Kokëdhima tha se këto parti i kanë marrë sovranitetin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Punët në Shqipëri po shkojnë keq, kur ka të gjitha arsyet që të shkojnë mirë, por pushtetin në Shqipëri e kanë njerëz që nuk punojnë për popullin, nuk janë aleatë të popullit tonë. Personaletitet më në zë janë me të shkuar problematike dhe sot udhëheqin një marrëveshje që i ka shkatëruar liritë e shqiptarëve, marrëveshja mes lidershipit të tre partive të vjetra, ajo e sundon Shqipërinë, jo ligji, nuk ka institucione demokratike, nuk ka rrugë që populli të zgjedhë vetë i kanë marrë sovranitetin Shqipërisë dhe Shqipëri,  edhe shteti, edhe politika, edhe ekonomia, edhe zgjedhjet janë në duar të 3-4 njerëzve”.

Kokëdhima nuk sheh si zgjidhje largimin e Ramës nga politika, i cili sipas tij ka marrë gjithë pushtetet,  por zgjidhje sipas tij është ndryshimi i sistemit, ndryshe do dalë një autokrat i ri.

“Jo nuk është, zgjidhja është pikërish “Zgjidhja”. Rama është një fenomen, është autokrat që ka gjithë pushtetet, gjithë paratë e shqiptarëe dhe të drejtat e zhvillimit, por edhe po të ikë ky sistem do bëjë një autokrat të ri, me shumë gjasa, pak me i poshtër se ky që kemi sot. Dhe po të ikë ky vjen një tjetër si ky, për një vit më i pasur, nga e keqja në një më të madhe”.

Kreu i Zgjidhjes thekson se në këtë vend është pushkatuar roli i sovranit në demokraci, ndërsa apelon për reformim të sistemit politik dhe zgjedhor.

“Pse  e mbështetëm Ramën? Për të bërë një qeverisje ndryshe nga Saliu, ne donim të ikte salizmi nga Shqipëria dhe të konkuronte merita, të ketë entuziazëm, zhvillim, hapësira.

Nëse Shqipëria nuk është vend demokratik, kjo pasqyrohet në qeverisje, gjëja e parë të reformohet sistemi politik,  që roli i sovranit të jetë ai që duhet këtu. Është pushaktuar roli i sovranit në demokraci. S’ka populli sovranitet për asgjë”.

Për Kokëdhimën zgjedhjet janë shkatërruar nga numëruesit dhe komisionerët e 3 partive kryesore politike në vend, ndërsa sugjeron sistemin grek për të shëruar plagët e sistemit aktual zgjedhor.

“S’ka krim në të madh dhe turp që në 30 vjet nuk bënë zgjedhje të pakontestueshme. Zgjedhjet duhet të kenë integritet të plotë, kjo ka lidhje me shoqërinë . Çdo qelizë e shtetit shqiptar do jetë e kompromentuar.

Zgjedhjet i kanë shkatërruar komisionerët, numëruesit dhe sekserët e PS,PD,LSI. Ato i kanë shkatërruar.

Ka gjithmonë mënyrë për të korrigjuar plagët e sistemit, ne nuk rregullojmë probleme, e keqja këtu nuk luftohet, por sofistikohet. Partitë duhen zhdukur nga administrimi i zgjedhjeve. Në modelin grek janë gjykatat dhe një ministër i brendshëm”.

Por këtë model, thekson kreu i Zgjidhjes, nuk e bën asnjë nga 3 partitë, sepse janë në marrëveshje të pplotë me njëra-tjetrën, për sistemin politik dhe zgjedhor, pasi ky sistem që kanë u jep tepsinë dhe amnistinë për krimet e korrupsionit.

“Pse nuke bëjnë? Opozita dhe qeveria janë një, PD, PS E LSI janë në marrëvehsje të plotë për sistemin politik dhe zgjedhor. Ato duan ta mbajnë lojën të mbyllur se atyre u jep tepsinë dhe amnistinë për krimet e korrupsionit. Janë në marrëveshje të plotë”.

Dhe ky sistem sipas Kokëdhëmiës i lejon Ramës dhe kujtdo tjetër që vjen në pushtet të marrë gjithçka, zgjedhje, media, kompani private e tendera.

“Si është mundur që një njeri të marrë gjithçka në këtë vend? Mediat, zgjedhjet gjithë kriminelët, gjithë kompanitë private, gjithë tenderat. Si është ky? Me shtatë koka është ky? Është alien? Dhe të ikë ky vjen tjetri bëhet me keq se ky, ikën Saliu i parë vjen i dyti më keq, Ikën Saliu i dytë vjen Nano më keq, Ikën Nano vjen Saliu, edhe më keq. Nga e keqja, një e keqe më madhe dhe varfëri.

Rama i ka marrë pushtet në mënyrë jo kushtetuese. Ai i bën me korrupsion i merr drejtuesit e mediave i korrupton u jep tendera, buxhete publike, koncesione, të marrin para nga xhepi i popullit, ky është puç.  Ai mediat i ka aleate në çdo moment të vështirë”.

Për të gjitha këto Kokëdhima beson se zgjidhja do të vijë nga reforma në drejtësi dhe ndarja e pushteteve që nuk do t’i lejojë politikanët të fusin dorën në xhepat e shqiptarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!