Mbrëmë në mesnatë, Noizy dhe Loredana sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Heart Attack”. Në të njëjtën kohë, u publikua dhe dueti mes Mozzik-ut, Taynës dhe Butrint Imerit me titull “Pare”. Ndonëse ende nuk janë bërë 24 orë, këngët kanë arritur 1 milion klikime.
Por Noizy ka hedhur dyshime se klikimet në këngën e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit janë të blera.“Mos harroni diçka..shohim se kush është trending vendin e parë. Trending nuk blihet”, shkruan Noizy krahas një postimi. Më pas, reperi ka publikuar edhe profilin e Denis Avdiu, i cili është pjesë e “AVD Digital”.
“Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Pluto dhe Jupiter”, shkruan Noizy. Megjithatë, ai nuk e lë me aq pasi vijon me një tjetër postim. “Edhe UFO-t ja kanë me na njoft”, ka shkruar ai me ironi.
/abcnews.al