Një person është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Shtraus” në Lezhë.
Si pasojë e përplasjes me një fuoristradë ka përfunduar në rrugë drejtuesi i motorit.
Gazetari i “ABC”-së në Lezhë, Gjergj Figuri raporton se i plagosuri është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
/Abcnews.al