Koke i “përgjigjet” Guardiolës për skemën 5-5-0: Krenar që jam lojtar i Atletico Madridit

schedule11:30 - 6 Prill, 2022

schedule 11:30 - 6 Prill, 2022

Manchester City arriti të mposhte minimalisht 1-0 Atletico Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions Leagues.

Për të besuarit e Pep Guardiolës arriti të shënonte De Bruyne, i cili arriti të “thyente murin” e djemve të Diego Simeones.

“Parashikuam se do të luanin me 5-3-2, por në realitet u përshtatën me 5-5-0. U kthyem në prehistori sonte, njëqind mijë vjet mbrapa. Është shumë e vështirë të sulmosh një modul 5-5-0, sepse nuk ke hapësira.

Është çështje durimi. U thashë në pjesën e parë se ishim mirë. Ndeshja u prish në pjesën e dytë. Dhe tashmë e ndjej që do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë që do të luajmë në Madrid, në minutat pas golit”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes, duke komentuar edhe mbrojtjen hekur të Atleticos.

Kjo deklaratë ngjalli edhe reagimin e kapitenit të Atleticos, ku Koke nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i është “përgjigjur” teknikut të anglezëve me fjalën “prehistori”, fjalë që timonieri i Cityt e përdori në analizën e tij të ndeshjes.

“I dashuruar me historinë tënde që nga prehistoria. Krenar që jam i Atlético Madridit”, – ka shkruar mesfushori në rrjetin social. Një mesazh që u shoqërua me një emblem të klubit.

Simeone, nga ana e tij, i pyetur për skemën mbrojtëse që propozoi, tha: “Nëse vlerësohet një sistem sulmues koral, duhet vlerësuar edhe një sistem mbrojtës i fortë dhe i paturpshëm”.

/f.a/abcnews.al