Është arrestuar volejbollisti Eraldo Vora. Ai është kapur duke lëvizur me armë zjarri pa leje, ndërkohë pas kontrollit në banesën e tij janë gjetur kokainë dhe sende të tjera të paligjshme.
Sezonin e kaluar Eraldo Vora u aktivizua me skuadrën e Partizanit ndërsa këtë vit ende nuk dihet se kujt skuadër do t’i përkas dhe mësa duke rruga me sportin po ndahet me ngjarjen e fundit.
Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak lëvizte me “Audin” e tij ku u ndalua më pas nga policia për kontroll. Në makinë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.
Në banesën e Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm.
Gjithashtu, në banesën e këtij personi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. /abcnews.al/