Kokainë në vend të bananeve nga Ekuadori, arrestohen agjentët doganorë dhe inspektori i AKU-së

schedule09:40 - 7 Janar, 2022

schedule 09:40 - 7 Janar, 2022

Julian Merhori dhe Lavdosh Zerba të dy agjentë doganorë në Durrës dhe Bujar Qurku inspektor i AKU-së janë vënë në pranga nga policia në lidhje me sekuestrimin e 119 kg kokainë në një kontejner me banane që ishte nisur nga Ekuadori. Ndaj tyre rëndon akuza për shpërdorim detyre dhe pasi sipas policisë nuk kanë ndjekur procedurat standarde të kontrollit të kontejnerit me banane në të cilën u gjet sasia e lëndës narkotike. Gjatë aksionit janë sekuestruar dokumente dhe kamerat e skanerit.

Lexo edhe: ABC zbardh dosjen, dëshmia e shoferit të kamionit dhe misteri i kërcënimit

Në dëshminë e zbardhur nga ABC, shoferi Hasan Salihu ka treguar itinerarin që ka ndjekur duke rrëfyer se është ndaluar nga katër persona të maskuar duke dhënë detaje në lidhje me fizikun dhe dialektin e tyre. Sipas Salihut njëri prej personave që e kanë ndaluar ishte i gjatë rreth 180 cm dhe tre të tjerët më të shkurtër. Të katërt ata, sipas tij janë të moshave 35-40 vjeç dhe të gjithë kanë qenë të maskuar. “Me sa kam dëgjuar njeri ishte me dialekt nga zona e Shkodrës dhe tre të tjerët si nga jugu”, ka treguar ai.

Lexo edhe“Të zhduk familjen”, si iu bë “pritë” shoferit të konteinerit me 119 kg kokainë: Jemi shteti, hape krahun

Sipas Salihut katër personat e maskuar janë prezantuar si “shteti” dhe kanë ushtruar kontroll për 30 minuta në kontejner dhe më pas janë larguar duke e kërcënuar se nëse do të flasë do i zhdukin familjen. Pastaj ata janë larguar në këmbë në drejtim të rrugës që të çon në Durrës.

Shoferi i kamionit pretendon se ishte shumë i frikësuar dhe nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn, ndërsa kamioni u transportua drejt magazinave në Vaqarr. Ishte menaxheri që njoftoi pronarin e kompanisë që jeton në SHBA, dhe ky i fundit më 29 dhjetor telefonoi drejtorin e përgjithshëm të policisë. Nano ia ka kaluar çështjen drejtorit të policisë kriminale Tonin Vocaj, i cili ka marrë në telefon shoferin e kompanisë për ti sqaruar ngjarjen. Të nesërmen punonjësit e policisë kanë zbarkuar në magazinat e kompanisë në Vaqarr.

Skaneri në Durrës

Kontejeri doli i pastër në Durrës. Gjatë kontrollit me skander nuk u zbulua dot sasia prej 119 kg kokainë që sekuestrua në Vaqarr. Kjo ka sjellë edhe  nisjen e hetimeve. Në ditët në vijim pritet që hetimet për këtë rast të kryhen nga prokuroria e posaçme SPAK, ku do të verifikohen veprimet e kontrollorëve dhe zyrtarëve të portit në lidhje me skanimin e kontejnerit. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!