Kokainë dhe euro, arrestohet shqiptari në Itali: Shkak banorët e pallatit

schedule16:50 - 22 Janar, 2023

schedule 16:50 - 22 Janar, 2023

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi është kapur me 600 gramë kokainë dhe 4000 euro cash.

Pas raportimeve të shumta nga banorët e pallatit të cilin kishin vënë re lëvizja të dyshimta të shqiptarit në bodrume, policia organizoi një aksion blic dhe e kapi mat 50-vjeçarin.

Në ato momente 50-vjeçari kishte marrë në dorë një çantë, e cila u la në tokë në momentin që mbërriti policia.

Brenda saj u gjetën 614 gram, kokainë, pjesa më e madhe e së cilësh ishte ndarë në doza me nga 5 gram secila.

Gjatë kontrolleve në banesë të dyshuarit iu gjetën edhe 3500 euro cash.

Në përfunfim të hetimeve, shqiptari u dërgua të vuaj në dënimin me burg në Monzë.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!