Pluhuri “trazon” qytetin belg ku u vra Bledar Muça, si porti i Antwerp “po pushtohet” nga gangsterët shqiptarë

schedule08:31 - 15 Gusht, 2022

schedule 08:31 - 15 Gusht, 2022

Vetëm ditë më parë, periferia e Antwerp-it, Borgerhout, u trondit nga një shpërthim rreth orës 4 të mëngjesit, sulmi i tretë i tillë në vetëm një javë. Nga shpërthimi u shkaktuan dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të shtëpisë së synuar.

Policia, Sedee Dovo , shërbimi ushtarak belg për asgjësimin e bombave u thirr në vendngjarje. Rruga, Ledeganckstraat, u mbyll.

Pajisja shpërthyese, e cila dukej se kishte shënjestruar bodrumin e pronës, raportohet se ishte një pajisje e thjeshtë shpërthyese e improvizuar me fishekzjarre, ose IED në gjuhën ushtarake, raporton abcnews.al.

Më herët të njëjtën javë, një ndërtesë në Generaal de Wetstraat, gjithashtu në Borgerhout, u vu në shënjestër për dy netë me radhë. Sulmet mund të lidhen me rivalitetin e bandave: Antwerp është një qendër kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës.

“Kjo është veçanërisht e frikshme për njerëzit e Borgerhout. Ata me të vërtetë kanë filluar të ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre dhe në rrugët e tyre. E gjithë qasja ndaj problemit të drogës kërkon një mendim serioz. Unë kryesisht shoh atë që po ndodh në lagje dhe shoh frikën tek fqinjët e mi dhe te vetja ime. Mendoj se është e nevojshme të punohet me policinë”, tha Kryebashkiaku i qarkut Marij Preneel.

Pjesa më e madhe e kokainës që trafikohet përmes Antwerp-it besohet se vjen nga Kolumbia. Megjithatë, shqiptarët besohet se janë “zotët” në rrugë dhe është e qartë se lufta kundër drogës po shpërthen, raporton abcnews.al.

Në shkurt të këtij viti, një “gangster” shqiptar me një pasaportë të falsifikuar britanike u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antwerp, mes një beteje të përgjakshme për menaxhimin e tregtisë fitimprurëse të drogës në metropolin belg, e cila e ka shndërruar atë në kryeqytetin evropian të kokainës.

Beldar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij të shtunën në mbrëmje, pak metra larg një stacioni policie, nga dy vrasës, me autoritetet që deklaruan se ajo kishte të gjitha shenjat dalluese të një vrasjeje me porosi.

Muça, 39 vjeç, u filmua më parë në CCTV në vitin 2016 duke mbajtur një pistoletë dhe duke qëlluar ndaj policisë dhe oficerëve. Ai kishte qenë në Antwerp për herë të parë në vitin 2014 duke punuar si një anëtar kyç i një bande shqiptare që vepronte brenda portit.

Në media thuhet se Antwerp, i njohur historikisht për blerjen dhe shitjen e diamanteve, tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para dhe me policinë që lufton me kartelet e drogës./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!