Apeli i krimeve të rënda lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardian Begen, i dyshuar si i përfshirë në trafikimin e 137 kg kokainë. të kapura në portin e Durrësit.
ABC News ka siguruar foton kur Ardian Bega merr pakon brenda të cilës mendonte që kishte kokainën e porositur, por ‘malli’ ishte zëvendësuar me miell orizi nga policia.
Më pas Ardian Bega është larguar nga Porti i Durrësit për tek automjeti me targa franceze, ku dhe është takuar me biznesmenin Gentian Malindi, i cili është në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga policia./abcnews.al