Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

schedule12:33 - 13 Prill, 2026

schedule 12:33 - 13 Prill, 2026

FIER– Kanë marrë statusin “bashkëpunëtorë të drejtësisë” dy prej personave të pandehur në dosjen “Frakulla”, duke pranuar të deklarojnë çdo të dhënë që ata disponojnë përpara prokurorit të çështjes Adnan Xholi.

Emrat e të penduarve mbahen sekret deri në këtë fazë, duke qenë se ka rrezik se mund të dëmtohet hetimi që po kryhet nga organi i akuzës.

Dy bashkëpunëtorët kanë folur me emra dhe episode të reja si të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të kokainës, teksa deri më tani SPAK ka identifikuar mbi 15 persona si pjesë të këtij grupi, të ndarë në 3 procedime penale.



Hetimi nisi në vitin 2022 kur u zbulua në banesën e familjes Çervanaku në Frakull të Fierit, një laborator përpunimi me 480 kilogramë kokainë. Sasia dyshohet se u soll nga Kolumbia e fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!