Kokaina në Durrës/ Basha: Trafikanti ka udhëtuar 97 herë drejt Amerikës së Jugut

schedule16:58 - 28 Shkurt, 2018

schedule 16:58 - 28 Shkurt, 2018

Lulzim Basha ka reaguar në Facebook në lidhje me sasinë rekord të drogës që u bllokua të martën mbrëma në Portin e Durrësit.

Sipas kreut të demokratëve, administratori i i “Arbri Garden” sh.p.k, Arbër Çekaj, ka udhëtuar 97 herë drejt Amerikës Latine.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Arbër Çepajn. Ai është administratori i “Arbri Garden”, që priste kontenerin me banane, por që në një dysheme të dyfishtë ishin fshehur 613 kilogramë kokainë. Çepaj është një emër i njohur për Policinë pasi edhe në të kaluarën ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike./abcnews.al

Reagimi i plotë i Bashës

Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.

Siç demonstron dokumenti më poshtë: //panjiva.com/Arbri-Garden-Shpk/41582645

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!