Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) këtë të shtunë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për babanë e Arbër Çekajt, Selim Çekajn.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC ditën e sotme GJKKO të mbetet në burg edhe pse SPAK kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
SPAK kërkoi masën e “arrest në shtëpi”, duke arsyetuar se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës. Sipas prokurorit, derisa të kryhen hetimet, Çekaj duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
Ndërkohë Çekaj pretendon se nuk ka lidhje me ngarkesën e drogës, ndërsa si argument për t’u liruar nga burgu, ai përdori problemet shëndetësore, si dhe të kujdeset për bashkëshorten e tij.
Ndërsa i biri, Arbër Çekaj ndodhet në qeli dhe i dënuar me 14 vite, pas gjetjes së 613 kg kokainë po në kontejnerët me banane. Kërkesa e Selim Çekajt për t’u liruar nga qelia ishte parashikuar të mbahej këtë të premte, por trupa gjykuese vendosi që vendimi për të, të merret të shtunën në orën 11./abcnews.al