Shtyhet për në datë 4 mars seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj të pandehurit Arbër Çekaj, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë. Me kërkesë të tij sot në seancë ishin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.
Avokatët pretenduan se njëra nga provat që është paraqitur nga prokuroria, CD me bisedat në whatsap mes midis Arber Çekaj dhe Donaldo Lushjat, nuk hapet.
Gazetarja e Abc News, Glidona Daci raporton se gjatë seancës Çekaj debatoi me gjykatësit duke i thenë se ‘unë nuk jam hetuar siç duhet dhe se procesi ndaj meje është një farse pasi nëse do te zhvillohej një proces i drejtë do të ishte tjetër kush në burg‘. Gjithashtu avokatët pretenduan se prokurori ka bërë dënim në bllok për tre akuzat dhe nuk i ka spsecifikuar vitet e dënimit për secilën veper penale.
Prokurori i çështjes, Kondili u shpreh se ka kërkuar 5 vite dënim për akuzën grup i strukturuar kriminal që është dënim standart dhe 16 vite për Cekajn për akuzën e trafikut të drogës dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.
Gjykata vendosi se që t’i jepet e drejta mbrojtes që të hapet me program nga IT e gjykatës, CD që ata pretendojnë se nuk hapet. Ndërsa Çekaj ndër të tjera u tha gjykatësve se ‘ju po me shikoni sot në sy për arsye se në sallë gjenden edhe perfaqësues të ambasadës amerikane‘.
/abcnews.al