Gjykata e posaçme ka shpallur vendimin për 10 personat e arrestuar për Laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Të akuzuarit u dënuan në total me 90 vite heqje lirie, ndërsa u shpallën fajtor për akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal.
Për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar ata kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit. Kështu dënimi më i madh me 11 vite e 4 muaj heqje lirie u dha për Nikolin Gjolenën, Klajdi Kodrën dhe Denislon Çervanakën. Nga hetimet ka rezultuar se janë sekuestruar 485 kg kokaine që u trafikua nga kolumbia nëpërmjet një ngarkese me pleh organik që u zbulua fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim te DEA-s amerikane.
Sipas prokurorisë për nxjerrjen e lendes narkotike nga plehu kimik ku ajo ishte fshehur, grupi kriminal kishte kontraktuar 2 shtetas kolumbianë që i shpëtuan arrestimit. Për kere rast SPAK ka veçuar edhe nje fraksion tjeter hetimor per persona te tjere te paidentifikuar qe dyshohet se kane qene te perfshire ne trafikun e kokaines nga kolumbia në Shqipëri.
Droga u gjet më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut në rreth 600 thasë me pleh kimik. Pas ekspertizës rezultoi se plehu kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
VENDIMI I GJYKATËS SË POSAÇME
Nikolin Gjolena 11 vite e 4 muaj burg
Viktor Çervanaku 10 vite burg
Enxhi Ferhati 8 vite burg
Klajdi Kodra 11 vite e 4 muaj burg
Bledar Matoshi 8 vite burg
Denilson Çervanaku 11 vite e 4 burg
Zenel Çervanaku 9 vite e 4 muaj burg
Redion Meshi 9 vite e 4 muaj burg
Julian Malaj 2 vite burg
Marildo Rona 8 vite burg
/abcnews.al