Kokaina e Frakullës/ Apeli lë në fuqi dënimet me burg për 10 të pandehurit

schedule10:30 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 10:30 - 30 Dhjetor, 2024

 Gjykata e apelit te posaçëm ka dënuar me 89 vite burg grupin prej 10 personash të akuzuar për sasinë prej 485 kg kokainë në Frakull të Fierit.  Për vendimet e dhëna është aplikuar për të gjithë të pandehurit ulja në masën e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas prokurorisë të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës. Nga hetimet  rezultoi se kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.  Më pas, në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri dhe e  transportua në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku u bë dhe  sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore. Banesa ku u zbulua laboratori i kokainës, ishte në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut, i cili u dwnua me  10 vite burg.

TABELE

DENIMET E APELIT

Viktor Cervanaku       10 vite burg

Enxhi Ferhati                8  vite burg

Klajdi Kodra            11.4  vite burg

Bledar Matoshi             8  vite burg

Denilson Çervanaku  11.4 vite burg

Zenel Çervanaku        9.4  vite burg

Redion Meshi          9.4  vite burg

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!