“Koka është bishti”, Tabaku: Operacioni i SPAK-ut për inceneratorët u dekonspirua

schedule16:15 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 16:15 - 19 Dhjetor, 2021

Jorida Tabaku, kryetare e komisionit hetimor për inceneratorët kërkon që personat e akuzuar për këtë cështje të hetohen si grup i strukturuar kriminal. Sipas saj, këtu nuk kemi të bëjmë me një aferë mes dy personave, por më gjerë.

Hetoni Grupin e Strukturuar Kriminal pas Inceneratorëve! Afera e inceneratorëve nuk është një aferë kriminale mes dy individëve.

Përkundrazi ajo është një aferë kriminale e organizuar dhe zbatuar nga një Grup i Strukturuar Kriminal që ka pasur për qendër operacionale institucionet e qeverisë shqiptare. Sot kemi vetëm një të arrestuar që ka qenë pjesë e këtij Grupi të Strukturuar Kriminal” shprehet ajo.

Tabaku flet edhe për dekonspirim të operacionit. “Të lirë vazhdojnë të jenë Stela Gugallja, bashkëshorti i saj Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoto pasi ato janë lajmëruar më herët për këto arrestime dhe janë zhdukur”.

Deputetja e PD-së shprehet e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj cështje. “Ne nuk tërhiqemi nga hetimi i plotë i kësaj afere kriminale për t’ia sqaruar shqiptarëve si janë vjedhur. Javën që nis Komisioni Hetimor i Inceneratorëve mblidhet për të miratuar planin e hetimit dhe nisur shkresat e radhës! SPAK mos të mjaftohet me Lefter Kokën që nuk është koka por bishti” mbyllet deklarata.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!