Kohë rinovimesh tek Arsenali. Pasi zyrtarizuan rinovimin me Bukayo Saka dy ditë më parë, “Topçinjtë” kanë rinovuar ditën e sotme edhe me një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Drejtuesit e klubit londinez, kanë arritur akordin me Gabriel Martinellin, sulmuesin e talentuar.
19-vjeçari ndodhej në vitin e fundit të kontratës, teksa ka firmosur edhe për pesë sezone të tjera. Italo-braziliani është një talent i madh dhe sivjet ka shënuar 10 gola në 26 ndeshje të zhvilluara me ekipin e Mikel Artetës.
Trajneri spanjoll ndihet i lumtur dhe tha këto fjalë pas firmosjes së kontratës së re nga ana e lojtarit ofensiv. “Jam shumë i lumtur që Gabi firmosi kontratën e re me ne. Ai është një lojtar i ri i talentuar, i cili na ka impresionuar me paraqitjet, qëndrimin dhe punën e madhe“, deklaron Arteta. /abcnews.al
?? Gabriel Martinelli has signed a new long-term contract! ✍️
— Arsenal (@Arsenal) July 3, 2020
? Gabi puts pen to paper! ?✍️ pic.twitter.com/pBXsVrOwo1
— Arsenal (@Arsenal) July 3, 2020