Sezoni i fundit ishte fantastik në aspektin personal për Ilkay Gundogan. Mesfushori gjerman shënoi 13 gola në Premier League, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionëve të Anglisë.
Ditët e fundit është përfolur për një interesim të Barcelonës, por “Cityzens” nuk kanë ndërmend të shesin 30-vjeçarin. Drejtuesit e City janë gati t’i dhurojnë një kontratë të re.
Told @ManCity have no plans to sell Ilkay Gundogan this summer or open talks about new contract, which still has two years to run. Discussions are continuing with Fernandinho about an extra year.
— Simon Stone (@sistoney67) June 10, 2021
Bisedimet e rinovimit do të nisin së shpejti. Ndërkohë pritet të vijojë aventura me Manchester City edhe për Fernandihnon. Kapiteni brazilian del lojtari i lirë më 30 qershor.
Pep Guardiola i beson shumë eksperiencën dhe inteligjencës taktike të mesfushorit 36-vjeçar, të cilin e pret rinovimi me një tjetër vit. /abcnews.al