Dinamo ka “ngecur” për momentin me përforcimet, por vijon të lëvizë. Ditën e sotme ka konfirmuar mbrojtësin Endri Reçi, i cili ka nënshkruar kontratën e re.
“Endri Reçi vijon kontratën me blutë. Ditën e sotme ka nënshkruar kontratën me Dinamon një tjetër futbollist premtues i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e bluve për sezonin e ri futbollistik.
21-vjeçari ishte pjesë e skuadrës gjatë dy sezoneve të fundit duke fituar besimin e stafit teknik për vazhdimësinë”, thuhet në njoftimin e Dinamos.
Mbrojtësi Reçi ka luajtur 29 ndeshje me 18 herë kampionët e vendit në Kategorinë e Parë dhe ka shënuar edhe një gol. /abcnews.al