Kohë rinovimesh në klubet e futbollit. Te Barcelona po presin me padurim firmën e Leo Messit, por tifozët duhet të presin edhe pak për arritjen e akordit zyrtar mes presidentit dhe yllit argjentinas.
Joan Laporta ka “blinduar” një nga talentet e klubit katalanas. Flasim për Nico Gonzalez, 19-vjeçarin që aktivizohet në mesin e fushës dhe luan me Barcelonën B, aty ku ka shok ekipi Rey Manajn.
❗ ÚLTIMA HORA ❗
El jugador Nico González ha llegado a un acuerdo con el FC Barcelona para la renovación de su contrato que lo vinculará con el Club hasta el 30 de junio de 2024. La cláusula de rescisión será de 500 millones de euros pic.twitter.com/sHvlIViibr
— FC Barcelona B (@FCBarcelonaB) May 12, 2021
Gonzalez ka firmosur kontratën e re, që e mban lidhur me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2024. Klauzola e shitjes së tij kap shifrën e 500 milion eurove. /abcnews.al