Vasilika Tafa, botuese e “OMBRA GVG”, ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur rreth romanit të jashtëzakonshëm “Kohë pas kohë” të autores Lisa Grunwald. Ajo rrëfeu se ngjarjet ndodhin në stacionin qendror të New York-ut, ku Nora dhe Joe dashurohen me njëri-tjetrin dhe luftojnë për të qëndruar bashkë mes sfidash dhe sakrificash.
“Liza e ka marrë të gjithë spunton për të shkruar këtë libër për stacion qendror të trenit në Manhattan, aty ku bashkohen dhe ndahen shumë të dashur, ku lidhen marrëveshje për të gjithë Amerikën dhe marrin udhë shumë projekte të rëndësishme, ka nisur të ndërtohen në 1920 dhe ende nuk ka përfunduar.
Për dy personazhet që mbajnë subjektin e romanit, autorja ka zgjedhur mishërimin dhe të raportit të dy shtresave shoqërore, për shembull personazhi femër është një vajzë e ardhur nga një shoqëri e lartë, piktore dhe kthehet nga Parisi për të takuar të atin në prag të vdekjes, ku gjen një djalë të bukur, të apasionuar pas punës në stacion por nga një shtresë tjetër. Nora bën një raportin të shtresave shoqërore. “, theksoi ajo.