Kohë pandemie, orari i punës i tregtarëve të tregut të shumicës në Vlorë i pengon të shesin

schedule20:12 - 8 Maj, 2020

schedule 20:12 - 8 Maj, 2020

Dalin që në ora 3 në mesnatë dhe në 6 sapo zbardh dita duhet ta mbyllin tregun.

Këta janë tregtarët e tregut të shumicës në Vlorë që oret e reja të lëvizjes të automieteve të diktuara nga pandemia i kanë dëmtuar shumë. Ata nuk kanë rritur çmimet, ndërsa shitje nuk ka fare.

Puna ka rënë, ka ulje çmimi ka domate 250 lekë është shumë lirë shumica”, shprehet tregtari.

Ato theksojnë se nuk ka punë, nuk ka tregtarë fare dhe s’ka tërheqje malli.

Sic duket dhe nga pamjet vetëm pak konsumatorë u shfaqën për të blerë në pak orë që ky treg qëndron hapur. Sapo dita zbardhi tregtarët mbyllën mallin me shpresën se ditën tjetër do të ketë më shumë blerje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!