Kohë pandemie, 60 familje të komunitetit rom në Shkoze kërkojnë ndihma ushqimore dhe shërbime shendetësore

schedule16:33 - 23 Mars, 2020

schedule 16:33 - 23 Mars, 2020

Nëse shumë qytetare, ankohen për vështërsi të të qëndruarit , në shtëpi,  këto familje të komunitetit romë kërkojënë shërbim shëndetësorë në kohë pandemie, kryesisht për fëmijët.

Ata thonë se janë të frikësuar nga koronavirusi, pasi jetojnë shuëm afër njëri- tjetrit dhe shpërndarja e virusit është më e mundshme mes tyre.

“Bashkia na ka futur katër pako makarona dhe oriz, ato janë vetëm për dy ditë”, është shprehur një nga banorët.

Një tjetër banore shprehet se nuk kanë ushqime me çfarë do i ushqejmë fëmijët.

Megjithëse Bashkia ka kryer dezinfektimin e banesave dhe lagjeve te tyre, ata e kane te veshtirë të  respektojne distancën sociale, pasi ata jetojne ne garsionere  dhe në sipërfaqe te vogla . Higjena si  elementi kryesor në këtë luftë me virusin, për to është thujse e pamundur, edhe enët i lajnë  në prag të derës.

Nga ana tjetër ata kërkojnë ndihma ushqimore, sepse paketat që kanë marrë janë të pamjaftueshme për të mbajtur frymen.

“ Janë të gjithë me kollë dhe temperaturë. Ne jemi të sëmura të vijnë të interesohen për ne.”

Ata kërkojnë ndihmë nga shteti , në të kundërt ata do i rikthehen protestave …..

Ky komunitet kërkon një vëmendje të shtuar,pasi qëndrimi i tyre afër njëri- tjetrit, mund të jëtë burim infeksion, për to dhe të tjerët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!