Kohë, 70 milion € dhe një lojtar: Zbulohet plani për Lautaro Martinez

schedule09:59 - 29 Maj, 2020

schedule 09:59 - 29 Maj, 2020

Një telenovelë që ende nuk i dihet përfundimi. Lautaro Martinez po tundohet gjithë kohës nga Barcelona, ndërkohë që në Itali herë raportohet se Interi heq dorë nga argjentinasi vetëm për shifrën e përcaktuar në kontratë: 111 milion euro. Herë-herë thuhet se edhe për 90 milion euro do ta linin të lirë yllin e tyre.

Gjithsesi ka një kleçkë dhe ajo është Barcelona dhe dëshira e Lautaro për t’u bashkuar me Leo Messin. Edhe nëse ndonjë klub tjetër bën ofertën e duhur për Interin, katalanasit janë ata që favorizohen. Nga ana tjetër ata janë të vendosur të mos i paguajnë 111 milion euro.

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona do të presë deri më 15 korrik, kur edhe klauzola e largimit të mos jetë më në fuqi. Dëshira e argjentinasit për t’u bashkuar me ta u jep atyre mundësinë të jenë të qetë dhe të bëjnë ofertën e tyre.

70 milion euro dhe një lojtar, ky është plani për të shkuar te Lautaro. Inter normalisht ka në dorë të vendosë dhe dëshira është që sulmuesi të mbetet pjesë e ekipit, në mënyrë që të luftojnë për gjëra të rëndësishme në vazhdim. /abcnews.al