“Koha të kalojnë në një epokë europiane”/ Borell: Momenti i fundit, Kosova dhe Serbia t’i japin fund tensioneve!

schedule18:04 - 17 Mars, 2024

schedule 18:04 - 17 Mars, 2024

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, në njëvjetorin e dakordimit të saj.

Borrell në një deklaratë për media ka thënë se të hënën shënohet përvjetori i parë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit të saj u arritën pas muajsh negociatash intensive nën lehtësimin e Bashkimit Evropian për të ndihmuar palët të bëjnë një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Borell shtoi se është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re – atë evropiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!