Timo Werner e shikon kohën e tij te Chelsea me ndjenja të përziera.
Në konferencën e djeshme për shtyp të DFB-së, sulmuesi, i cili u kthye te Leipzig, tha: “Sigurisht, mund të mos ketë qenë koha më e mirë personalisht. Sigurisht që imagjinoja diçka më shumë”, shkruan abcnews.al.
Gjithsesi, sulmuesi e shikon pozitivisht edhe angazhimin e tij dyvjeçar me Blutë: “Kam mësuar shumë atje, kam fituar Ligën e Kampionëve. Më pëlqeu shumë koha ime jashtë vendit, më pëlqeu shumë Londra”.
Werner nuk është i kënaqur me fillimin e sezonit në RB:
“Duhet të jeni të sinqertë që jo gjithçka po shkonte 100% mirë. Por tani me trajnerin e ri (Marco Rose) duhet të shkojmë në drejtimin e duhur. /G.D abcnews.al/