Një i afërm i një gazetari që punonte për “Deutsche Welle” u qëllua për vdekje nga luftëtarët talebanë në Afganistan, njoftoi sot rrjeti televiziv.
Sipas të njëjtit burim, talebanët po shkonin shtëpi më shtëpi në Afganistanin perëndimor. Një anëtar i dytë i familjes së tij u plagos rëndë nga sulmi.
Familjarët e tjerë arritën të shpëtojnë në minutën e fundit dhe të largohen, sipas “Deutsche Welle”.
“Vrasja e një të afërmi të një prej redaktorëve tanë nga talebanët është tepër tragjike dhe tregon rrezikun për të gjithë stafin tonë dhe familjet e tyre në Afganistan” tha Peter Limburg, drejtor i rrjetit.
“Talibanët me sa duket tashmë po kryejnë një kërkim të organizuar për gazetarë në Kabul dhe gjithashtu në provinca. Koha po mbaron” shtoi ai./ Abcnews.al